Në këtë vend banorët vuajnë mungesen e ujit të pijshëm

  • A.P /
  • 01 July 2024 - 16:56
Në këtë vend banorët vuajnë mungesen e ujit të pijshëm

Teksa temperaturat në vend janë të larta, banorët e fshati Hoxhare e Re në Fier, vuajnë mumgesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se furnizohen me ujë vetëm 1 orë në ditë duke mos u mjaftuar as për nevojat bazike. Kjo situata vijon prej vitesh vetëm gjatë stinës së verës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Banorët e fshatit Hoxhare e re në Fier kanë protestuar këtë të dielë për mungesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se prej vitesh në stinën e verës uji në cezmat e tyre vjen vetëm 1 ore në ditë duke mos mjaftuar për të garantuar nevojat jetike të perditshme. Edhe ai pak ujë që vjen sipas tyre është i ndotuar.

Taksat për ujin i paguajnë thonë ata rregullisht por bashkia nuk ua siguron shërbimin. Ata ndihen të braktisur nga pushteti lokal pasi janë akuar disa herë por nuk janë marrë masa për zgjidhjen e problemit.

Ata thonë se mungea e ujit po thanë edhe bagëtitë dhe tokat për vaditje duke dëmtuar edhe ekominë e tyre bujqësore e blegtorale.

(Kosova Sot Online)