Stano: Qëllimi i dialogut Kosovë-Serbi është normalizimi i raporteve
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se se qëllimi i dialogut Kosovë-Serbi është “normalizimi i raporteve”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Kjo detyrë është dhënë nga BE-ja si mandat për lehtësuesit e dialogut. Pra, mandati është t’u ndihmohet dy palëve që t’i normalizojnë raportet. Njohja nuk është pjesë e mandatit. Natyrisht, konsekuencë logjike e normalizimit do të ishte njohja. Por, kjo është diçka shumë larg në rrugën e procesit”, tha Stano.
Ai konfirmoi se nesër do të ketë një takim ndërmjet kryenegociatorëve, ashtu siç paralajmëroi Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell të mërkurën e kaluar pas takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksnadar Vuçiq. Mungoi një takim trepalësh.
(Kosova Sot Online)