Berisha: Kjo nuk është Shqipëria që duam

  • A.P /
  • 01 July 2024 - 20:32
Berisha: Kjo nuk është Shqipëria që duam

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka bërë një rezyme të situatës aktuale politike dhe ekonomike, duke theksuar se ‘kjo nuk është Shqipëria që duam’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Berisha u shpreh se demokratët kanë përmbushur misionin e parë, atë të ekspozimit dhe mbrojtjes së të vërtetës.

Berisha: Dhe ky mision sot është më i prekshëm se kurrë, sepse siç thashë, ne tashme kemi realizuar dy nga tre objektivat madhorë që kishim përgjegjësi si forcë kryesore politike opozitare ti përmbushnim para Shqipërisë dhe Shqiptarëve.

Objektivi i parë lidhet me të vërtetën.

Të dashur demokrate e demokratë, anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar, përgëzime për realizimin e objektivit të parë.

Ekspozimi i të vërtetës dhe mbrojtjen e saj si kurrë ndonjëherë më parë.

Kur kemi nisur rithemelimin e PD, e vërteta e Shqipërisë ishte e manipuluar në nivele Ourelliane kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse vetë Xhorxh Oruell ka thënë se, niveli final i komandimit është kur partia të detyron të mohosh të vërtetat e syve dhe veshëve tu.

Edi Rama u thoshtë shqiptarëve se kjo është Shqipëria që duam.

Cila është Shqipëria që duam, vendi në të cilin vota kthehet në krim dhe krimi në votë?

Jo miq, kjo është Shqipëria e armikut të votës së lirë të shqiptarëve. E Edi Ramës dhe jo kurrë  e qytetarëve të saj.

A është Shqipëria që duam, Shqipëria e arrestimit të liderit të opozitës pa prova dhe pa akuza?

Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës që në traditën e tij atërore të egër, do një Shqipëri pa opozitë.

A është Shqipëria që duam, Shqipëria në të cilën tre lidër të partive kryesore opozitare, vendosen në persekutim politik? Jo miqtë e mi, kjo është Shqipëria e një narkodiktatori që ka tmerr nga opozita.

A është Shqipëria që duam, Shqipëria e 47% të fëmijëve të uritur, që nuk sigurojnë do kafshatën e gojës, sipas UNICE-f. Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës që shpenzon për udhëtime me avion personal, në dy vite 21 mln euro dhe që blen stolira për oborrin e zyrës së tij, 4 mln euro.

A është Shqipëria që duam, Shqipëria e mjekësisë falas që paguhet me jetën e mijëra e mijëra pacientëve me sëmundje malinje, sëmundje të tjera, apo për shkak të mungesës së mjeteve të sterilizimit se i ka marrë korrupsioni, nuk operohen dot.

Kjo është Shqipëria e Edi Ramës dhe Ogertës së tij, korbës së kovidit të shqiptarëve, që premtoi shëndetësinë falas, por që sot me vjedhjen e tij dhe lukunisë së tij, detyron çdo shqiptar të paguajë nga xhepi 60% të shërbimeve shëndetësore.

A është Shqipëria që duam, kur sot pas 11 vitesh edhe pse u vendos hapja në parim e negociatave, pasi u shty 4 herë me radhë, përsëri prej 4 vitesh ato nuk hapen, sepse Edi Rama ka zhbërë dhe zhbën një nga një arritjet e demokracisë dhe ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet dhe në aleancë me krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve, ka vendosur në këtë vend, diktaturën e egër të bandave, narkoshtetit në Shqipëri.

A është Shqipëria në ditët e saj më të mira, kur në 8 vite ka humbur 35 % të popullsisë së saj. Jo miq, kjo është Shqipëria e Edi Ramës, Çubrilloviçit të shqiptarëve që urren qenien, identitetin dhe vetë ekzistencën e kombit shqiptar, më shumë se çdo pushtues tjetër në historinë e gjatë të kombit.

Nëse para dy vitesh kishte shqiptarë që besonin se kjo është Shqipëria që duam, sot e vërteta ka plasur sheshit. Sepse nëse para dy vitesh ishte vetëm PD ajo që tregonte të vërtetën. Nëse para dy vitesh ngjante e ekzagjeruar sllogani ynë; Shqipëria në rrezik, sot e vërteta e narkoshtetit tregohet nga mediat më serioze dhe institucionet ndërkombëtare që e pagëzojnë Shqipërinë si narkoshtet.

Sot RAI3, Bild tregojnë për Edi Ramën dhe vëllain e tij, si të përfshirë në trafik droge. Janë qindra artikuj nga dhjetëra ndërkombëtare që në muajt e fundit kanë bërë këtë punë dhe që për fat të keq, ky do të ishte misioni i mediave shqiptare.


(Kosova Sot Online)