![Njihuni me parashikimin e motit për ditët në vazhdim](/uploads/kosova-sot/images/2024/June/17/200x200_moti-me-diell-780x439-1-750x422-1-600x360_11718602516.jpg)
Detaje nga takimi i Hovenier me Vjosa Osmanin
![Detaje nga takimi i Hovenier me Vjosa Osmanin](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/18/auto_Presidentja-Osmani-Jeffrey-Hovenier_1-600x3601713442142.jpg)
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Siç ka njoftuar zyra e presidencës në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zhvillimet në dialogun me Serbinë.
Në këtë drejtim, Osmani ritheksoi rëndësinë e largimit të masave për të krijuar një situatë e barabartë në tryezën e dialogut, ka njoftuar presidenca.
Tutje, Osmani dhe ambasadori Hovenier diskutuan edhe për koordinimin e agjendës ndërkombëtare të Presidentes Osmani.
“Në prag të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, Presidentja përcolli urimet më të mira për popullin amerikan, duke rikonfirmuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e vazhdueshëm të aleancës me Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e presidencës.
(Kosova Sot Online)