Arrestohen personat që dogjën mjetin e efektivit të policisë

  • A.P /
  • 01 July 2024 - 21:55
Arrestohen personat që dogjën mjetin e efektivit të policisë

Dy të rinjtë të cilët tashmë kanë përfunduar në pranga i kanë vendosur qëllimisht zjarrin mjetit të efektivit të policisë në Lezhë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ngjarja u raportua mëngjesin e së hënës, teksa disa orë më pas policia arriti të identifikojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë 2 autorët, Klaudio Gjokhilaj dhe Klaudio Kovaci. Hetimet zbuluan se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

(Kosova Sot Online)