Një person gjendet i vdekur në një banesë

  • A.P /
  • 01 July 2024 - 22:00
Një person gjendet i vdekur në një banesë

Një person është gjetur i vdekur në Prizren, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Policia ka pranuar informatë për një person pa shenja jete në një banesë në Prizren. Në vend të ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore ku dhe kanë konstatuar vdekjen. Prokurori i rastit ka hapur hetimet për këtë rast”, tha Gashi.

(Kosova Sot Online)