
Prizren: Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij , rasti duke u hetuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.
Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Rasti është në hetime.
Njoftimi i policisë:
HETIM I VDEKJES
Rr. Shotë Galica, Prizren 01.07.2024-12:30. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)