
Lexoni edhe:
Ismet Osmanit-Currit i revokohet dorëzania në shumë prej 50 mijë euro dhe i caktohet masa e paraburgimit
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Sadriu-Lushtaku ka publikuar fotografi nga renovimi i shkollave në kryeqytet, transmeton "Kosova Sot Online". Ajo tha se këto renovime janë duke u zhvilluar me dinamikë të shpejtë.
“Renovimi i shkollave në kryeqytet është duke u zhvilluar me dinamikë të shpejtë. Jemi të lumtur që tani kur nxënësit po shijojnë pushimet, ne po ua bëjmë shkollat gati për shtator”, ka shkruar ajo.
Renovimet janë duke u bërë tek Gjimnazi “Xhevdet Doda” dhe tek Gjimnazi Specializuar Matematikor-Prishtinë.
(Kosova Sot Online )