Rrufeja vret kafshët në këtë vend, publikohet fotografia

  • A.P /
  • 02 July 2024 - 16:00
Rrufeja vret kafshët në këtë vend, publikohet fotografia

Një stuhi e fortë në Zhabljak të Malit të zi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Disa shtëpi janë përmbytur, ndërsa në një familje rrufeja goditi dhe vrau pesë lopë.

“Pesë lopë u goditën, të gjitha ngordhën në livadh”, është shprehur një banorë i zonës për mediat.

Ekipet kompetente në Zhabljak kanë dalë në terren menjëherë pas ndërprerjes së shiut dhe po punojnë për riparimin e dëmeve.


(Kosova Sot Online)