Kërkohet paraburgim për 19-vjeçaren nga Podujeva, që abortoi në mënyrë të paligjshme
Një 19-vjeçare nga Podujeva një ditë më parë ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që kishte kryer abort në mënyrë të paligjshme, transmeton "Kosova Sot Online".
Për 19-vjeçaren, me inicialet XH.L Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Sipas saj, kjo kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës është bërë për shkak të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”.
“Ju njoftojmë se Prokurori i shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj XH.L., për shkak të veprës penale ‘Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj.
(Kosova Sot Online)