Ndodh edhe kjo: Llamarina e kulmit bie mbi vetura

  • A.P /
  • 02 July 2024 - 21:25
Ndodh edhe kjo: Llamarina e kulmit bie mbi vetura

Për shkak të erërave të forta që kanë kapluar sot Prishtinën, një pjesë e llamarinës së një kulmi nga ndërtesat në rrugën “Robert Doll” ka rënë mbi veturat e parkuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sot Komuna e Prishtinës ka dhënë paralajmërime për rrezikun nga shkarkimet e rrufeve dhe stuhitë e shoqëruara me shi e breshër.

Moti është përkeqësuar edhe në komuna të tjera të Kosovës.

(Kosova Sot Online)