Gjykata vendos: Një muaj paraburgim për nënën që dyshohet për vrasjen e foshnjës

  • A.P /
  • 02 July 2024 - 15:42
Gjykata vendos: Një muaj paraburgim për nënën që dyshohet për vrasjen e foshnjës

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar një muaj paraburgim nënës nga Podujeva, që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se Gjykata ka vlerësuar se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehures GJ.L dhe të njëjtës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse e pandehura gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedures penale, duke ndikuar tek dëshmitarët në këtë procedurë penale. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.


(Kosova Sot Online)