Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur

  • A.P /
  • 02 July 2024 - 17:25
Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur

Xhemajl Beluli, 61-vjeçari i cili ishte zhdukur nga e enjtja në Gjilan, është gjetur i vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se po e presin raportin zyrtar mjekësor.

“Jemi në pritje të një raporti nga mjeku. Tani prokurori mbetet të vendos nëse do ta dërgojë për obduksion trupin e pajetë në IML apo jo. Më vonë do të bëjmë të ditura edhe informacione të tjera lidhur me rastin”, tha Hashani.

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur Xhemajl Belulin.

(Kosova Sot Online)