Deliu: Çka po bon Besnik Bislimi në Bruksel?

  • A.P /
  • 02 July 2024 - 19:04
Deliu: Çka po bon Besnik Bislimi në Bruksel?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka ironizuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimi, pasi sot kishte takim Kosovë-Serbi në Bruksel në nivel kryenegociatorësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo pasi Kurti kishte vendosur kushte për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Deliu ka pyetur me ironi Bislimin se “çfarë po bën në Bruksel kundër vullnetit të liderit”.

“Pasi Serbia ia plotësoi të tri kushtet Kryeministrit Kurti, sot, zëvendëskryeministri Bislimi shkoi në takimin e radhës të dialogut – duke e ditur se Radoiçiqi është dorëzuar dhe ndodhet në burg”.

“Po çka po bon në Bruksel kundër vullnetit të liderit dhe pa t’i plotësu kushtet, zëvendëskryeministër? Apo ke shku krye n’veti dhe për punë personale? Apo, mos vallë ju shkrinë kushtet rrugës? Lojëra e manipulime të dobëta. Shumë të dobëta”, ka shkruar Deliu në Facebook.

(Kosova Sot Online)