Detaje nga takimi i Maqedoncit me ish-komandantin e KFOR-it

  • A.P /
  • 02 July 2024 - 19:11
Detaje nga takimi i Maqedoncit me ish-komandantin e KFOR-it

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka pritur sot në takim ish-komandantin e KFOR-it dhe të Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Brunssum të Holandës, Gjeneral Erhard Bühler, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ata diskutuan për situatën aktuale të sigurisë në vend, stadin e zhvillimit në të cilin gjendet Forca e Sigurisë së Kosovës, si dhe synimin e Kosovës për tu anëtarësuar në NATO”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Ministri Maqedonci e falënderoi gjeneralin Buhler për shërbimin e tij në Kosovë si komandant i KFOR-it, për kontributin e tij të paçmim në sigurinë e vendit, për të cilën do të mbetet gjithmonë mik i Kosovës”.


(Kosova Sot Online)