Detaje nga takimi në Bruksel i Lajçak me Bislimin dhe Petkoviçin
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, ndodhen në Brusel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Takimi mes Bislimit me emisarin evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka nisur më 1 orë e 30 minuta vonesë.
Pasi ka mbaruar ai takim, ka nisur takimi trepalësh.
Takimi trepalësh Bislimi – Petkoviq nën ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak po vazhdon.
Ky takim vjen, pasi javën e kaluar kishte dështuar takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
(Kosova Sot Online)