Përfundon takimi i Lajçak me Bislimin dhe Petkoviçin në Bruksel

  • A.P /
  • 02 July 2024 - 21:37
Përfundon takimi i Lajçak me Bislimin dhe Petkoviçin në Bruksel

Raportohet se ka përfunduar një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, me të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, të martën vonë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Palët pritet të deklarohen për media rreth asaj çfarë u bisedua.

Paraprakisht, Lajçaku zhvilloi takime të ndara dypalëshe me Petkoviqin dhe Bislimin.

Takimi trepalësh filloi me vonesë, pasi bisedimet dypalëshe ndërmjet palës evropiane dhe asaj serbe zgjatën mbi dy orë, dyfish më gjatë sesa ishte planifikuar.

(Kosova Sot Online)