Ndërron jetë në një motel të Kosovës një i moshuar, me të ishte dhe një vajzë

  • A.P /
  • 02 July 2024 - 21:50
Ndërron jetë në një motel të Kosovës një i moshuar, me të ishte dhe një vajzë

Raportohet se një person është gjetur pa shenja jete në një motel në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Viktima është i moshës 65-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një vajzë të moshës rreth 27-vjeçare.

Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, pas ekzaminimeve për shenja vitale.

(Kosova Sot Online)