Vdekja e Kadaresë, sot ditë zie në Kosovë

  • E.K /
  • 03 July 2024 - 07:35
Vdekja e Kadaresë, sot ditë zie në Kosovë

Pas vdekjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që sot të shpallet ditë zie, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, kishte dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin “Hasan Prishtina”, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Kadare vdiq mëngjesin e të hënës në spital në Tiranë në moshën 88-vjeçare.

(Kosova Sot Online)