Festa e Pavarësisë së ShBA’ve në Prishtinë, Vjosa Osmani publikon momentin duke vallëzuar në shi
Në hapësirat e Ambasadës amerikane në Prishtinë, dje është festuar përvjetori i 248-të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, festa e 4 korrikut, transmeton “Kosova Sot Online”.
As shiu i mbrëmjes së djeshme, nuk e ka ndalur as presidenten Osmani e as ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, që bashkë me shumë të tjerë, përfshirë edhe fëmijë të vallëzojnë.
“Festojmë Pavarësinë e Amerikës”, ka shkruar presidentja Osmani.
(Kosova Sot Online)