Kurti me ministra në Tiranë për të marrë pjesë në homazhet dhe ceremoninë e lamtumirës për Kadarenë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar merr pjesë sot në homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88 vjeçare, mbahet në Tiranë në orën 11:30.
Homazhet publike do të nisin në orën 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Ndërsa në orën 12:30 kortezhi niset për në varrezat e Tufinës.
(Kosova Sot Online)