
Osmani, Kurti dhe Konjufca në Tiranë për varrimin e Ismail Kadaresë

Sot i jepet lamtumira e fundit shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare në mëngjesin e së hënës në Qendrën Spitalore Universitare “Nëna Terezë” në Tiranë pas një sulmi në zemër, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në ceremoninë lamtumirëse në Tiranë do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit- Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca.
Atje do të shkojnë edhe disa ministra e deputetë.
(Kosova Sot Online)