Lipjan: Gjendet i vdekur një burrë, policia nis hetimet

  • E.K /
  • 03 July 2024 - 09:14
Lipjan: Gjendet i vdekur një burrë, policia nis hetimet

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Lipjan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

“Lipjan 02.07.2024-17:50. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)