Suharekë: Një grua dhunohet dhe sulmohet fizikisht, arrestohen tre të dyshuar

  • E.K /
  • 03 July 2024 - 09:18
Suharekë: Një grua dhunohet dhe sulmohet fizikisht, arrestohen tre të dyshuar

Një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

Dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar me vendim të prokurorit.

Ndërkaq, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Suharekë 02.07.2024 – 09:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)