Gjilan: U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur në disa shkurre në varrezat e qytetit
Një burrë i cili u raportua nga familjarët i zhdukur më 27 qeshor është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar) në shkurret e varrezave të qytetit të Gjilanit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai u gjet i vdekur gjatë zhvillimit të hetimeve të policisë së bashku me familjarët e viktimës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
“Rr. Beteja e Koshares, Gjilan 27.06.2024 – 10:00. Me 02.07.2024 gjatë zhvillimit të hetimeve së bashku me familjarët e viktimës është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar) trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar që ishte i raportuar i zhdukur më 27.06.2024. Trupi i pajetë është gjetur në disa shkurre në varrezat e qytetit. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”.
(Kosova Sot Online)