Kosova bëhet me Konsull Nderi në Izrael

  • E.K /
  • 03 July 2024 - 11:04
Kosova bëhet me Konsull Nderi në Izrael

Eyal Waldman është emëruar dje si konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka bërë të ditur e ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

“Ekspertiza e thellë e zotit Waldman në zhvillimin ekonomik do të forcojë ndjeshëm marrëdhëniet Kosovë-Izrael”, ka shkruar Demiri.

Për këtë emërim ka reaguar edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv.

(Kosova Sot Online)