Shkoi me biçikletë në Mekë, Qamuran Hirda: Kisha sfida të ndryshme, djersët shkonin si shiu

  • E.K /
  • 03 July 2024 - 11:25
Shkoi me biçikletë në Mekë, Qamuran Hirda: Kisha sfida të ndryshme, djersët shkonin si shiu

Qamuran Hirda nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, ka shkruar në Mekë me biçikletë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka njoftuar se kthimin për në vend do ta bëjë me aeroplan.

Hirda ka folur edhe për vështirësitë e udhëtimit të tij me biçikletë, duke thënë se ka pasur sfida të ndryshme.

Ai tha se ëndrra e tij është realizuar.

“Duhet ta pranoj, kisha sfida të ndryshme duke filluar nga malet e larta në Ballkan dhe Turqi. Djersët shkonin si shiu, ndërkaq erëra të forta më binin në gjoks. Sa herë që doja të ndaloj, qëndroja në vend, por sërish vazhdoja. Më e vështira na gjeti në Detin e Vdekur, në Jordani dhe Arabinë Saudite. Thatësirë, asnjë hotel. Ushqimi dhe fjetja u bënë problem”.

“Por qëllimi ishte – të arrij në Mekë. Ëndrra ime u realizua. Me sukses arrita nga Shkupi për në Mekë dhe arrita t’i mbaroj të gjitha detyrat e haxhit. Tani vendosa të kthehem me aeroplan. Siç thonë: Shko ku të shkosh, për vendlindja më e mirë”, shkroi mes tjerash Hirda.

(Kosova Sot Online)