Kurti arrin në Tiranë për varrimin e Kadaresë

  • E.K /
  • 03 July 2024 - 11:38
Kurti arrin në Tiranë për varrimin e Kadaresë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me Kurtin në Tiranë kanë shkuar edhe disa prej ministrave.

Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë janë parë edhe deputetët e Vetëvendosjes dhe kryekuvendari Glauk Konjfuca.

(Kosova Sot Online)