Botuesi tregon si e gjeti Kadarenë në momentet e fundit: E pashë të shtrirë në korridor

  • E.K /
  • 03 July 2024 - 14:16
Botuesi tregon si e gjeti Kadarenë në momentet e fundit: E pashë të shtrirë në korridor

Botuesi i veprave të Ismail Kadaresë, Bujar Hudhri, ka rrëfyer për momentet e fundit të shkrimtarit, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Ishte moment dramatik kur më lajmëruan se duhej të vija se diçka kishte ndodhur. E pashë të shtrirë në korridor…e morëm, e hipëm në ambulancë, ishte në gjendje gati i ngrirë… Ishte një ambulancë e thjeshtë, pa një që mund t’i vijë në ndihmë të sëmurit dhe me zor çamë rrugën e Tiranës, ku ndonëse ulërinte sirena, njerëzit s’e hapnin rrugën”, deklaroi Hudhri.

Ai ka shtuar para gazetarëve se me të mbërrirë në spital, mjekët e morën në duar, por aty u vërejt se “diçka e keqe po ndodhte”.

“…Mund të shihje mobilizimin e mjekëve, çka tregonte se diçka jo e mirë po ndodhte, derisa heshti gjithçka”,tha drejtuesi i shtëpisë botuese, “Onufri”.

(Kosova Sot Online)