Zelensky bën thirrje për mbrojtje kundërajrore

  • A.P /
  • 03 July 2024 - 22:08
Zelensky bën thirrje për mbrojtje kundërajrore

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje ri mbrojtje më të madhe ajrore dhe autorizimin e sulmeve me rreze të gjatë në territorin rus, pas një sulmi me raketa dhe dron në qytetin Dnipro të Ukrainës, ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 34 të tjerë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Bota mund të mbrojë jetë dhe kjo kërkon vendosmërinë e liderëve”, tha Zelensky.
Më herët gjatë ditës së sotme, në sulmin rus në qytetin e Dnieper, u dëmtuan kopshte, shkolla dhe spitale, si dhe u raportuan zjarre në të gjithë qytetin.

(Kosova Sot Online)