19-vjeçari nga fshati Topojë pëson djegie në trup nga zjarri që ndezi vet

  • E.K /
  • 03 July 2024 - 15:10
19-vjeçari nga fshati Topojë pëson djegie në trup nga zjarri që ndezi vet

Një 19 vjeçar, banues në fshatin Topojë ka ndezur një zjarr, flakët e së cilit kanë dalë jashtë kontrollit, ku për pasojë 19-vjeçari ka pësuar djegie në trup nga përhapja e flakëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se 19-vjeçari është proceduar në gjendje të lire.

Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 19 vjeç, banues në fshatin Topojë, pasi ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Seman. Nga përhapja e flakëve, 19-vjeçari ka pësuar djegie në trup.

(Kosova Sot Online)