33-vjeçari mori një makinë me qira dhe nuk e ktheu më, ja çfarë i ndodhi

  • E.K /
  • 03 July 2024 - 15:17
33-vjeçari mori një makinë me qira dhe nuk e ktheu më,  ja çfarë i ndodhi

Një 33-vjeçar është vënë në pranga sot në Dibër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mësohet se i arrestuari ishte shpallur në kërkim prej ditësh pasi ai kishte marrë më qira një makinë në Durrës dhe nuk e kishte kthyer më.

Arrestimi i tij është bërë pasi ai akuzohet për veprën penale “Mashtrim”.

Njoftimi i policisë:

Dibër/ Strukturat e Hetimit të Krimit të DVP Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin E.G., 33 vjeç, banues në Bulqizë.

33-vjeçari, kërkohej nga Komisariati i Policisë Durrës për veprën penale “Mashtrimi”, pasi me datë 03 qershor në një kompani që jep makina me qira, ka marrë një automjet dhe nuk e ka kthyer më. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)