Një muaj paraburgim për të dyshuarin për shkak të veprës penale “Dhunim në tentativë”

  • E.K /
  • 03 July 2024 - 15:36
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për shkak të veprës penale “Dhunim në tentativë”

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji të të pandehurit O.L, për shkak të veprës penale “Dhunim në tentativë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Gjykata vlerësoi se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara dhe dëshmitarët në këtë procedurë penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)