Këshilli Drejtues i UP-së nuk ka arritur ta zgjedhë rektorin e ri
Pas intervistimit të katër pretendentëve për rektor të ri të Universitetit të Prishtinës, anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së kanë votuar se cilin prej tyre ta zgjedhin për këtë pozitë, më 03.07.2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Votimi ka kaluar në tri raunde për shkak se asnjëri prej kandidatëve për rektor të ri të UP-së nuk fitoi shumicën e votave në raport me numrin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së.
Edhe pas këtyre tri raundeve të votimit, Këshilli Drejtues i UP-së nuk ka arritur ta zgjedhë rektorin e ri të UP-së dhe si rezultat e ka dërguar konkursin për rektor në rishpallje.
Pretendentët për rektor të UP-së ishin: Sefer Avdiaj, Isak Shabani, Faton Berisha dhe But Dedaj.
(Kosova Sot Online)