Pezullohen nga detyra mbi 20 policë

  • A.P /
  • 03 July 2024 - 16:39
Pezullohen nga detyra mbi 20 policë

Procedohen penalisht dhe pezullohen nga detyra mbi 20 punonjës të drejtorisë së policisë Korçë dhe drejtorisë së Kufirit e Migracionit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas burimeve nga prokuroria punonjësit e policisë akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve, shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex dhe falsifikimit të dokumenteve.

Hetimi është i shtrirë në periudhën 2020-2024 dhe sipas burimeve abuzimi financiar kap një vlerë të konsiderueshme. Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 15 punonjës të tjerë, raporton gazetarja Lorena Kodra.

(Kosova Sot Online)