Çfarë po ndodh me Valën? Qytetarët ankohen se pakot mujore të internetit nuk po funksionojnë si dikur

  • A.P /
  • 03 July 2024 - 17:06
Çfarë po ndodh me Valën? Qytetarët ankohen se pakot mujore të internetit nuk po funksionojnë si dikur

Filloj me javë, e u bënë gati dy muaj që Telekomi i Kosovës  ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njejtën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Për këtë arsye edhe platforma e internetit 3G dhe 4G është dobësuar tej mase saqë qytetarët kanë filluar të ankohen se "rrjeti tërë kohën po bjen", e në raste nuk funksionon fare, shkurt e shqip "KATASTROFË".

"Valla për rrjet katastrof jeni.......ose boni diqka ose të bëjm ne?!
Me fanatizëm i ruajtëm numrat, lerë që kurrë, ama kurrë një bonus nuk ju pamë, po kot që bojm oferta, na mbledhen bite pa i harxhu se kërkund nuk bon.......te posta madhe nuk funksionon lëre ma dikah tjeter!", thotë qytetari N.K,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derisa qytetari tjetër me iniciale I.F, thekson se "Po se pak po vjedhni edhe e keni kënaq ma mir ka qenë në vitet e pasluftës se tash që janë bo 25 vite e s'jeni në gjendje me rujt konsumatorin. Shumica e kohës jonë pa valë, pa internet pa asgjë. Turp vala".

 

(Kosova Sot Online)