Skandaloze: Polici i Kosovës dyshohet se e dhu*noi vajzën e mitur

  • A.P /
  • 03 July 2024 - 20:00
Skandaloze: Polici i Kosovës dyshohet se e dhu*noi vajzën e mitur

Një familjar i të miturës, që dyshohet se u dhunua në Lipjan, ka thënë se i dyshuari për dhunim është një kadet policor i Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ju lajmëroj kur e kemi gjyqin me personin që e kemi nxënë që e ka kidnapuar vajzën, besoj se janë duke dashtë të bëjnë ndonjë dredhi për ta liruar”.

“Kjo sepse personi në fjalë është kadet i policisë dhe është në paraburgim për një muaj”, ka thënë ky familjar për media.

(Kosova Sot Online)