Daçiq: Autoritetet serbe kanë arrestuar sot edhe një kosovar

  • A.P /
  • 03 July 2024 - 18:03
Daçiq: Autoritetet serbe kanë arrestuar sot edhe një kosovar

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë të ditur se autoritetet serbe kanë arrestuar sot një person me inicialet F.K i moshës 56 vjeçare me pretendimet se i njëjti “ka kryer krime kundër ushtrisë jugosllave” në maj të vitit 1999 në Koshare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ai dyshohet për krime të kryera në maj të vitit 1999 në zonën e fshatit Koshare të Kosovës kundër pjesëtarëve të ushtrisë jugosllave”, ka thënë Daçiq.

Ai tutje ka treguar se Policia e ka sjellë të njëjtin para Prokurorisë për Krime Lufte për të marrë në pyetje dhe për procedim të mëtejshëm.

(Kosova Sot Online)