![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Hovenier: Kontributet e Kadaresë në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë në botë
![Hovenier: Kontributet e Kadaresë në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë në botë](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/18/auto_hovenier1713439122.png)
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e e shkrimtarit Ismail Kadare, dhe ka bërë homazhe njëherësh për të, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka shkruar edhe në librin e zisë që ishte i vendosur në Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë.
“Sot, teksa Kosova mban Ditën Kombëtare të Zisë, unë pata nderin të nënshkruaj librin e ngushëllimeve, duke kujtuar gjigantin letrar Ismail Kadare”.
“Kontributet e tij të jashtëzakonshme në letërsinë e gjuhës shqipe kanë lënë gjurmë të pabesueshme në botë. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen, miqtë dhe admiruesit e tij”, ka thënë Hovenier në platformën X.
(Kosova Sot Online)