Aksion policor në Kaçanik, arrestohet personi i dyshuar

  • A.P /
  • 03 July 2024 - 22:15
Aksion policor në Kaçanik, arrestohet personi i dyshuar

Policia e Kosovës, respektivisht DHTN- Ferizaj njofton se ka pranuar informacione për një person të dyshuar se i njëjti në një fshat të Kaqanikut dyshohet se merret me kultivimin e bimëve narkotike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lidhur me këto informata, policia njofton se sot “njësitë kompetente policore kanë zhvilluar një plan taktik gjatë të cilit edhe është realizuar aksioni policor në fshatin Soponicë – Kaçanik, respektivisht në dy shtëpi të personit të dyshuar mashkull kosovar tek të cilat gjatë kontrollit janë gjetur provat materiale si në vijim:

-katër bimë të llojit kanabis sativa të gjatësisë rreth 20 cm.

–substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e vendosur në kavanoz xhami me peshë neto 10.6 gram,

-80 copë qese najloni të zbrazëta,

-një pako me rizlla  (letër për mbështjellje të marihuanës),

-një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 17.2 gram,

-një thes najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë neto  486 gram,

– substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë e vendosur në kavanoz xhami me peshë neto 89.4 gram

– një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 10.2 gram,

-substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 10.75 gram ( e vendosur ne shishe plastike,

-një thikë”, njofton policia.

Lidhur me rastin pas përfundimit të kontrollit është kontaktuar prokurori kompetent i cili është njoftuar lidhur me veprimet e ndërmarra policore në teren, ku me autorizim të të cilit i dyshuari pas intervistimit ndalohet për 48 orë.

(Kosova Sot Online)