Lexoni edhe:
Shkrimtari Ismail Kadare nderohet nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi
Pas përfundimit të raundit të parë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 30 qershor, Franca do të mbaj raundin e dytë dhe vendimtar me 7 korrik.
Diaspora shqiptare në Francë i ka dhënë mbështetje të madhe, kandidats për deputete, mikes së dëshmuar për shqiptarët në mandatin e kaluar të Parlamentit Frances znj. Virginie Duby-Muller, transmeton "Kosova Sot Online".
Ajo ka fituar në raundin e parë, dhe klualifikuar për raundin e dytë, 20865 vota, pra 37,2%. Ambasadori i Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani, ju ka bërë thirrje votuesve të diasporës shqiptare dhe kosovare që të mobilizohen akoma më shumë për raundin e dytë, dhe së bashku me votuesit francez, ta sigurijnë maksimumon e votive që kërkohen për ulësen në parlamentin francës, te tajkalohet kuota 51% për kandidaten, mike e dëshmuar për shqiptarët, Virginie Duby-Muller.
Shkrimtari Ismail Kadare nderohet nga Tirana, Prishtina dhe ShkupiLexoni edhe:
Pas publikimit të rezultatave të raundit të parë zonja Muller ka falënderuar të gjithë votuesit për mbështetjen e dhënë dhe njhëheri I ka ftuar që në raundin e dytë të jenë akoma më të bashkuar dhe mobilizuar për të korrë fitoren e përbashkët.
Dëshiroj të falënderoj votuesit e qarkut të 4-të që më kaluan në krye me 20865 vota ose 37.2% të votave të hedhura. Mbështetja juaj më nderon dhe më obligon. Ju mua më njifni. Ky rezultat është rezultat i vlerësimit tim dhe ankorimit tim. Grua e bindjeve, nuk kam bërë kurrë kompromis me vlerat e mia republikane. Kam mbrojtur gjithmonë një linjë të qartë sjelljeje, duke i shërbyer fuqisë blerëse, sigurisë, shëndetit, ruajtjes së mjedisit dhe ndikimit ekonomik të territorit tonë Haute-Savoie. Ligjet i kam votuar gjithmonë në shpirt dhe ndërgjegje, me pragmatizëm, në opozitë vigjilente.Jam i bindur se një i zgjedhur i Kombit është mbi të gjitha një menaxher i përgjegjshëm, një përfaqësues i aksesueshëm, që njeh territorin e tij. Megjithatë, asgjë nuk është vendosur. Fitorja nuk është e dhënë dhe unë po llogaris sërish në mobilizimin tuaj masiv të dielën e ardhshme duke zgjedhur një të zgjedhur me përvojë dhe të besueshëm, ka deklaruar Virginie Duby-Muller, ish deputete e mandatit të kaluar e cila shpreson ta fiton besimin me rikonfirmim edhe në legjislaturën e re në këto zgjedhje të jashtëzakonshme që finalizohen më 7 korrik.
(Kosova Sot Online )