Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 04 July 2024 - 07:35
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në zonat malore ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar.

Era do fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27°C. /MeteoKosova/

(Kosova Sot Online)