Me cilën parti do të lidhë koalicion, Rama: Jemi të hapur për të gjitha partitë

  • E.K /
  • 04 July 2024 - 09:19
Me cilën parti do të lidhë koalicion, Rama: Jemi të hapur për të gjitha partitë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për mundësinë e koalicioneve në kryeqytet, përcjell “Kosova Sot Online”.

I pyetur nëse LDK-ja në Prishtinë është afër lidhjes së koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Rama ka thënë se janë të hapur për të gjitha partitë.

“Ne i kemi ftuar të gjithë dhe i ftojmë të gjithë dhe vazhdojmë t’i ftojmë të gjithë. Jemi të hapur për të gjitha partitë”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)