Vdes në QKUK një burrë pasi u rrëzua nga një objekt ku po punonte, arrestohet pronari i firmës dhe ai i pronës

  • E.K /
  • 04 July 2024 - 09:36
Vdes në QKUK një burrë pasi u rrëzua nga një objekt ku po punonte, arrestohet pronari i firmës dhe ai i pronës

Një burrë ka ndërruar jetëdje në QKUK si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte, transmeton "Kosova Sot Online".

Policia njofton se ka arrestuar dy të dyshuar, pronarin e firmës ku punonte i ndjeri dhe pronarin e tokës.

Trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“Lipjan 03.07.2024 – 15:47. Një mashkull kosovar ka ndrruar jetë në QKUK derisa po trajtohej si pasojë e lëndimeve të pësuara pasi ishte rrëzuar nga një objekt ku po punonte. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe inspektori i punës. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (pronari i firmës ndërtimore dhe pronari i pronës) janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)