Malishevë: Burri ushtroi dhunë fizike dhe psikike vazhdimisht ndaj gruas së tij, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 04 July 2024 - 09:42
Malishevë: Burri ushtroi dhunë fizike dhe psikike vazhdimisht ndaj gruas së tij, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar dje në Malishevë, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht dhe psikike vazhdimisht gruan e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gruaja pas trajtimit mjekësor më pas është dërguar në strehimore bashkë me fëmijët e saj.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Malishevë 01.07.2024 – 18:30. Më 03.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës shtetase e Shqipërisë. Viktima pas trajtimit mjekësor së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)