Lajçak takohet me Sekretarin spanjoll të Shtetit për BE, thotë se patën diskutim për dialogun Kosovë-Serbi

  • E /
  • 04 July 2024 - 10:29
Lajçak takohet me Sekretarin spanjoll të Shtetit për BE, thotë se patën diskutim për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror dhe në aktivitetet e think-tankut pan-europian, Këshillit Europian për Marrëdhënie me Jashtë në Madrid, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Spanjës për BE, Fernando Mariano Sampedro Marcos, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me të, Lajçak tha se vazhdoi “konsultimet e rregullta me shtetet anëtare të BE-së”, por edhe për dialogun Kosovë-Serbi e çështje tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Ne patëm një diskutim të gjerë dhe të dobishëm rreth Dialogut dhe çështjeve më të gjera të Ballkanit Perëndimor”, shkroi Lajçak në “X”.

(Kosova Sot Online)