Pejë: Policia bastisi një shtëpi, gjen fishekë, mbi 27 mijë euro e 3 mijë franga

  • E.k /
  • 04 July 2024 - 11:33
Pejë: Policia bastisi një shtëpi, gjen fishekë, mbi 27 mijë euro e 3 mijë franga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësitë policore duke vepruar në bazë të urdhëresës së prokurorit, kanë bastisur shtëpinë pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, ndërsa kanë gjetur dhe konfiskuar 54 fishekë, 27.300 euro, 2980 franga dhe monedha të shteteve të ndryshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë.

“Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovë.

(Kosova Sot Online)