Vdes 70-vjeçari në plazhin e Durrësit, pësoi arrest kardiak sapo hyri në det

  • E.k /
  • 04 July 2024 - 11:53
Vdes 70-vjeçari në plazhin e Durrësit, pësoi arrest kardiak sapo hyri në det

Një 70-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Durrësit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit të policisë, i moshuari banues në Laprakë, ka pësuar arrest kardiak sapo ka hyrë në det.

Rasti është në hetime.

“Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”

(Kosova Sot Online)