Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes 35-vjeçari
Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 35-vjeçari duke drejtuar motorin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga, përcjell “Kosova Sot Online”.
Për pasojë 35-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Rasti është në hetime.
“Më datë 04.07.2024, rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi R. T., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. T. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
(Kosova sot Online)