![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Dogana sekuestron 150 kilogramë djathë të padeklaruar
![Dogana sekuestron 150 kilogramë djathë të padeklaruar](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/07/auto_Djathi_i_Sharrit1659882577.jpg)
Dogana e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë gjatë kontrollit të një autobusi të linjës Tiranë- Prishtinë janë gjetur 150 kilogramë djathë të llojeve të ndryshme të padeklaruar që vozitësi i kishte fshehur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dogana thotë se djathi ishte me origjinë nga Italia.
Në njoftim thuhet se malli i padeklaruar është ndaluar.
“Mbrëmë në pikën kufitare të Vermicë, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontroll të detajuar një autobus që qarkullon në linjën Tiranë – Prishtinë. Gjatë kontrollit, vozitësi është pyetur nëse kishte ndonjë gjë për të deklaruar, dhe pasi që ai është deklaruar se nuk kishte asgjë, është filluar kontrollit të detajuar.
Gjatë këtij kontrolli është gjetur e fshehur dhe e padeklaruar një sasi e konsiderueshme e djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia. Malli i padeklaruar është ndaluar, në total rreth 150 kg. Përveç tentimit të shmagjes së taksave këto produkte nuk kanë plotesuar kushtet higjenike të trasportit dhe si të tilla mund të rrezikoni shëndetin e qytetarëve të Kosovës.
Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe në mbrojtjen e ekonomisë së vendit.”
(Kosova Sot Online)